Sezoni “shtrenjtoi” edhe tragetët, bileta Vlorë-Brindizi u rrit deri në 20 Euro

Shqipëria

Sezoni “shtrenjtoi” edhe tragetët, bileta Vlorë-Brindizi u rrit deri në 20 Euro

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:20
Vlorë

Veç fluturimeve nga Rinasi, udhëtarët paguan më shtrenjtë këtë vere edhe për udhëtimet me traget drejt Italisë! Bileta e linjës Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas pësoi një rritje deri në 20 euro pwr person në krahasim me atë të parasezonit turistik. Me rreth 1700 persona në dalje, e marta shënoi nisjen e fluksit të largimit nga Porti i Vlorës të emigrantëve që kaluan pushimet në Shqipëri.

Pas biletave të avionëve nga Rinasi, shqiptarëve këtë sezon turistik u duhet të paguajnë më shumë edhe për udhëtimet me traget drejt Italisë!

70 deri në 80 euro paguan një person për të udhëtuar drejt Brindizit nga porti i Vlorës në këtë fund gushti, çmim që ka pësuar një rritje me 10 deri në 20 euro nga ai para korrikut.

Emigrantët që jetojnë e punojnë në Itali e që kthehen në këtë periudhë të vitit për pushime, shprehin shqetësim për rritjen e cmimeve, por nga ana tjetër vlerësojnë një përmirësim të kushteve në krahasim me verën e kaluar.

E marta shënoi nisjen e fluksit në dalje nga porti i Vlorës të emigrantëve që kaluan pushimet e verës në shqipëri!

1700 persona persona udhëtuan drejt Brindizit me dy tragete të vëna në dispozicion, ndërsa për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur radhët në shërbim të tyre ishin tete sportele.

Sipas të dhënave të Portit të Vlorës, rreth 20 mijë persona janë regjistruar në hyrje dhe dalje pranë kësaj pike të kalimit kufitar nga 1 deri më 19 gusht!

Mes tyre 9 mijë kanë qenë të huaj, shifer që shënon një rritje me rreth 2300 persona në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa fluksi në dalje tashmë pritet të vijojë deri në fund të muajit, kohë kur emigrantët duhet të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat