Pushuesit nga Kosova “pushtojnë” Morinën, radhë të gjata në pikën kufitare

Shqipëria

Pushuesit nga Kosova “pushtojnë” Morinën, radhë të gjata në pikën kufitare

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:04
Morinë

Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova mëngjesin e së mërkurës shkaktoi edhe bllokimin e segmentit Morinë-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit.

"Radha e automjeteve është shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit", thuhet në raportin e TCH.

Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar.

Dyndja vjen një ditë pas festës së Kurban Bajramit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat