PD: “Forca e ligjit” merret me të vdekurit, jo me Begon

Shqipëria

PD: “Forca e ligjit” merret me të vdekurit, jo me Begon

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 20:09
Selia e PD-se

Partia Demokratike ka deklaruar se “kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë “Forcën e Ligjit” për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri”.

Sipas PD-së, “policia njoftoi si sukses sekuestrimin e 1 milion eurove të një shtetasi shqiptar që nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës në Greqi, por heshti dhe “Forca e Ligjit” nuk veproi për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat