Ekstradohet drejt Norvegjisë, trafikanti i drogës i dënuar me 10 vjet burg

Shqipëria

Ekstradohet drejt Norvegjisë, trafikanti i drogës i dënuar me 10 vjet burg

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:58
Pamje nga aeroporti shqiptar

Një i dënuar me 10 vjet burg në Norvegji, për trafik lëndësh narkotike, është ekstraduar nga Rinasi.

Burime të komisariatit të Kufirit dhe Migracionit në Rinas, bënë të ditur se u ekstradua në Norvegji, personi në kërkim ndërkombëtar I. T., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi autoritetet Gjyqësore Norvegjeze, e kanë dënuar me 10 vjet burg, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Neni 162 i Kodit Penal Norvegjez.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 21. 08. 2018, u ekstradua në Norvegji, shtetasi në kërkim ndërkombëtar I. T., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi autoritetet Gjyqësore Norvegjeze, e kanë dënuar me 10 vjet burg, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Neni 162 i Kodit Penal Norvegjez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat