Nis në vjeshtë Unaza Bujqësore e Myzeqesë, qasje drejt tregjeve

Shqipëria

Nis në vjeshtë Unaza Bujqësore e Myzeqesë, qasje drejt tregjeve

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:02
Foto

Në vjeshtë nis puna për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë, me gjatësi 11 km që financohet nga qeveria shqiptare.

Investimi lidh Bubullimën, Krutjen dhe Fiersheganin me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.

Unaza e re integron investimet e kryera më herët duke përmirësuar ndjeshëm aksesin drejt tregut të Lushnjes me qëllim nxitjen e prodhimtarisë bujqësore dhe krijimin e perspektivave për aktivitete të reja ekonomike.

Nga ky projekt përfitojnë rreth 6700 ha tokë e kultivuar me 189 ha sera dhe 93 ha pemë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat