Gatim mes pisllëkut dhe tregtim i daterit, goditen tre restorante në jug

Shqipëria

Gatim mes pisllëkut dhe tregtim i daterit, goditen tre restorante në jug

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:51
Restorantet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar aksionet për identifikimin dhe ndalimin e veprimtarive të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.

Konkretisht, mësohet se gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese e Vlorës ka bllokuar dy subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë” , tregtim I cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit.

Ndërkohë, mësohet se ndaj subjekti, restorant “Lori” në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

***
Ja pse ndalohet konsumimi i daterit:

Siç shkruan JavaNews, dateri është i ndaluar prej vitesh të konsumohet. Në vitin 2006, i gjithë Komuniteti Europian e ka sanksionuar me ligj ndalimin e konsumit të këtij molusku.

[dateri 1] Nuk bëhet fjalë për një ligj që mbron speciet në zhdukje (i tillë është dateri), por sepse jeton në brendësi të shkëmbinjve dhe në të njëjtën kohë gjahtarët e tyre gërmojnë gropa gjithmonë e më të mëdha për të gjetur këtë molusk shumë të kërkuar.

Si rrjedhojë, mënyra e vetme për ti peshkuar është shkatërrimi i gurëve në det me çekanë apo me lëndë plasëse, shkruan JavaNews.al

Deri sa ishte i ligjshëm peshkimi i daterit, është shkatërruar një numër shumë i madh i shkëmbinjve në Mesdhe, çka ka sjellë edhe shpërqendrim të biodiversitetit marin, si pasojë e çekuilibrimit të habitatit natyror ku rritet dateri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat