Presidenti Meta urim special për 75-vjetorin e Kiço Blushit

Shqipëria

Presidenti Meta urim special për 75-vjetorin e Kiço Blushit

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 14:35
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në rrjete sociale ditëlindjen e shkrimtarit të njohur Kico Blushi dhe gjithashtu vlerësim për punën e tij në gjithë këto vite.

“Sot Kiço Blushi bën 75 vjeç. Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare, me filmat e të cilit si “Beni ecën vetë”, “Nëntori i Dytë”, “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 36”, “Në shtëpinë tonë” e plot të tjerë me të cilët jemi rritur dhe edukuar.  Por Kiço Blushi është edhe personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit. Gëzuar i dashur Kiço, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj!,”-përfundon Presindeti në rrjte sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat