Rrugët në bashkinë e Maliqit si në “Mesjetë”

Shqipëria

Rrugët në bashkinë e Maliqit si në “Mesjetë”

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:59
Maliq

Ndër akset më problematike në juglindje janë Libonik-Lozhan-Grabovë dhe Lin-Pogradec apo edhe një segment rruge që të çon në Voskopojë.

Këto rrugë duhet të mirëmbahen në dimër kur akulli në veçanti si dhe agjentë të tjera atmosferike e dëmtojnë asfaltin. Megjithatë ndërsa gropat thellohen edhe këto akse janë të përfshira në listën e ankesave tenderuese në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

v Gropat dhe pluhuri janë i vetmi element qe shoqërojnë automjetet përgjatë udhëtimit ndërsa ndër vite asnjë punim mirëmbajtje nuk është parë të kryhet për sistemimin e saj.

Ky aks, por edhe ai Lin-Pogradec dhe Voskop-Voskopojë përgjatë dimrit shpesh kthehen në problematike pasi bllokohen nga reshjet e dëborës.

Përveç aksit Lin-Pogradec ku janë duke u kryer ende punime për ndërtimin e rrugës në dy akset e tjera ka domosdoshmëri për ndërhyrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat