Dhimbja për humbjen e vajzës, e moshuara në Delvinë i jep fund jetës

Shqipëria

Dhimbja për humbjen e vajzës, e moshuara në Delvinë i jep fund jetës

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:09
Ilustrim

Një 68-vjeçare nga Delvina, në gjendje të rënduar psikologjike, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Mësohet se e moshuara Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë prej tre vitesh vuante nga depresioni pasi nuk e kishte përballuar dot humbjen e së bijës.

Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka pritur të takojë nipërit e më pas ka zgjedhur t’i japë fund jetës. Gruaja është gjetur pa shenja jete nga i biri dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës mbrëmë vonë, por sot mjekët kanë vendosur ta transportojnë drejt Tiranës. Rrugës për në kryeqytet, siç konfirmon policia, e moshuara ka ndërruar jetë.

Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera 68-vjeçarja ka tentuar t’i jepte fund jetës.

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 22. 08. 2018, në banesë, shtetasja H. K., vjeçe 68, banuese në Vergo, ka konsumuar fostoksinë dhe rreth orës 23:30, ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat