Rrezikon mbytjen në det fëmija 4 vjeç

Shqipëria

Rrezikon mbytjen në det fëmija 4 vjeç

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 20:30
Sarandë

Një fëmijë 4 vjeç ka rrezikuar që të mbytet në det. Burimet thonë për tvklan.al se ngjarja ka ndodhur në Sarandë. I mituri u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për të marrë ndihmë më të specializuar, ai është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor i policisë së Sarandës nisi punën për të zbardhur këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat