36% e shqiptarëve punojnë në të zezë

Shqipëria

36% e shqiptarëve punojnë në të zezë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:22
Nga 461 të punësuar në bujqësi, vetëm 58 mijë fermerë kanë paguar sigurime gjatë vitit të kaluar

Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë persona për vitin 2017. Por problem është se 36 për qind e tyre nuk janë të përfshirë në istemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Nga raporti i vitit 2017 të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, rezulton se kanë paguar sigurimet rreth 695 mijë persona ose 63 për qind atyre që figurojnë të punësuar. Punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqëndruar në sektorin bujqësor por edhe në bizneset e familjes. Kjo gjë faktohet dhe nga bilanci i forcave të punës.

Nga 461 të punësuar në bujqësi, vetëm 58 mijë fermerë kanë paguar sigurime gjatë vitit të kaluar. Pasojat ekonomike por edhe sociale janë të mëdha. Sipas ekspertëve, shteti duhet të luftojë punën në të zezë pasi kjo do të sjellë probleme me pagesat e pensioneve për të moshuarit.

Duke qenë se numri i të moshuarve në vendin tonë po rritet ndjeshëm për shkak të plakjes së popullsisë por edhe jetëgjatësisë, ekspertët thonë se skema e pensioneve do të vihet në vështirësi të mëdha në 10 vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat