Pushimi i hetimeve për ekstradimin e Seitajt, PD: Shërbim ndaj mafies, shpëtuan nga burgu ministren

Shqipëria

Pushimi i hetimeve për ekstradimin e Seitajt, PD: Shërbim ndaj mafies, shpëtuan nga burgu ministren

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:16
Nazer Seitaj

Partia Demokratike e cilëson pushimin e hetimeve për ekstradimin e Nazer Seitajt, financierit të Habilajve në Itali si një shërbim ndaj mafies dhe thotë se bëhet për të shëptuar nga burgu Etilda Gjonajn, ministren e Drejtësisë.

Sipas PD, për të pushuar hetimet prokurorja e Durrësit Donika Prela u shpërblye duke u ngritur në detyrë.

Partia Demokratike deklaron se drejtësia që po instalon Edi Rama është e tillë që nëse lufton bandat dhe kriminelët  shkarkohesh nga detyra, ndërsa nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë.

DEKLARATA E PD

Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore – Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin.

Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat