Deputeti zbulon planin: Do ketë përballje siç nuk është parë më herët

Shqipëria

Deputeti zbulon planin: Do ketë përballje siç nuk është parë më herët

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 00:59
Deputetët e Shqipërisë

Kjo periudhë pushimesh ka qënë një kohë e mirë për demokratët, që të mblidhnin fuqitë. I ftuar në studion e lajmeve të “Ora News”, deputeti i PD, Klevis Balliu, ka paralajmëruar se në nisje të sesionit të ri politik, do ketë një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën. Ky vendim vjen pasi, sipas tij, mazhoranca përfaqëson krimin e organizuar.

“Një gjë është e sigurt, se qytetarët do të shohin një përballje si asnjëherë tjetër me mazhorancën. Do të jetë një përballje frontale dhe pa asnjë kompromis me mazhorancën, sepse kjo mazhorancë nuk përfaqëson sot as klasë politike, as klasë intelektuale, as klasë gazetarie, asnjë lloj klase.

Kjo mazhorancë sot përfaqëson krimin e organizuar. Çdo oficer i kësaj mazhorance është i implikuar me një narkotrafikant, apo me një tjetër dhe për këtë mjafton të shohësh Taulant Ballën, Saimir Tahirin, Olsi Ramën dhe kë të doni tjetër, se ka sa të duash në atë grup parlamentar.

Prandaj PD, kompromis me përfaqësues, zëdhënësa të krimit të organizuar nuk do të ketë. Ndaj përballja me mazhorancën do të jetë frontale dhe totale siç nuk është parë më parë.

Balliu bëri thirrje që njerëzit të bashkohen, për ti bërë ballë kësaj qeverie. Ai tha se nuk mund të përsëriten gabimet e së shkuarës.

“Nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime që kemi bërë më përpara. Ndaj sot kjo qeveri duhet të iki urgjentisht, nuk ka kohë as për zgjedhje, as për diskutime politike me ta. Këtu është koha që njerëzit të bashkohen, çdo intelektual dhe çdo njeri që e do këtë vend, duhet të bashkohet për t’i bërë ballë kësaj bande”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat