Manjani nuk i ndahet Ramës: Drejtësinë e keni kapur prej ‘fyti’

Shqipëria

Manjani nuk i ndahet Ramës: Drejtësinë e keni kapur prej ‘fyti’

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 01:01
Manjani, Rama

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili është një ndër zërat kritikë ndaj qeverisë, është ndalur tek skandalet.

Vënia e një maske për të fshehur gjurmët, duket se është një ndër opsionet që propozon Manjani.

Ai shkruan në Facebook se Prokurorinë e kanë jo të vetën, por janë vetë ata. E njëjta situatë ndodh edhe me gjykatat.

E thënë ndryshe, për të, kjo propagandë është boshe dhe pa kuptim.

Një gjë nuk e kuptoj, jo nga Prokuroria por nga Rilindja, pse nuk bëjnë gjasme sikur hetojnë skandalet që ju plasin?!

Prokurorinë e kanë jo të veten, por janê vetë ata. Gjykatat e kanë nën zap... 
Pra të sigurtë që dalin pa faj!

Atëhere pse nuk e hetojnë veten, që “të ketë kuptim” propaganda që bëjnë?!

Se me thënë të drejtën denoncimet që ju bën opozita, me ligje e nene te shkelura nuk mund të anashkalohen sikur ska ndodhur asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat