Ka humbur besimin e PS-së, a do rikandidojë Florjana Koka për Bashkinë e Sarandës nën siglën e LSI

Shqipëria

Ka humbur besimin e PS-së, a do rikandidojë Florjana Koka për Bashkinë e Sarandës nën siglën e LSI

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 18:03
Meta dhe Florjana Koka

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte dje në qytetin e Sarandës, në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”. Kreu i Shtetit së bashku me Kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka ishin të pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut nga punonjës të administratës vendore e qytetarë të tjerë.

Presidenti Meta falënderoi Kryetaren e Bashkisë, e cila bashkarisht me qytetarët sarandiotë, iu përgjigjën thirrjes dhe apelit konkret të kreut të shtetit dhe të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

“Saranda është një nga ato qytete ku problematika është serioze sa i takon përqindjes së banorëve me talasemi.

Apeloj që ky proces cilësor i dhurimit vullnetar të gjakut, i nisur sot, të vazhdojë. Bashkëpunimi mes të gjitha palëvepër informimin e qytetarëve e të rinjve, sidomos që fëmijë, është shumë i rëndësishëm, që të merren masa parandaluese për të stabilizuar të gjitha parametrat dhe për të pasur këtë problematikë nën kontroll”, – u shpreh Presidenti Meta në krah të kryebashkiakes së Sarandës.

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, megjithëse se u zgjodh si një propozim i Partisë Socialiste, duket se e ka humbur besimin e selisë rozë. Dhe kjo për shkak se 3 vite më parë erdhi si një propozim i ish-deputetit socialistë, Koço Kokëdhima. Por tashmë që Kokëdhima është “divorcuar” me PS-në, kjo situatë duket se ka ndikuar edhe marrëdhëniet e kryebashkiakes me socialistët. Burime nga Bashkia e Sarandës kanë konfirmuar se Koka nuk do të rikandidohet më nga Partia Socialiste. Kjo mund ti hap rrugë një afrimi të saj me LSI-në dhe një rikandidimi të mundshëm për një mandat të dytë për Bashkinë e Sarandës nën siglën e saj, raporton gjurma.al.

Natyrisht që dalja e saj përkrah Metës gjatë procesit të dhurimit të gjakut, mund të konsiderohet edhe një hap drejt këtij bashkëpunimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat