Meta takon turistë italianë në Konispol: Të vazhdojmë shkëmbimet kulturore

Shqipëria

Meta takon turistë italianë në Konispol: Të vazhdojmë shkëmbimet kulturore

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:50
Meta takon turistë italianë në Konispol

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ishte sot në bashkinë e Konispolit në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut.

Por gjatë kësaj vizite ai takoi edhe një grup turistësh italianë.

Meta shkruan se i inkurajoi të forcojnë shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t'u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin.

“Një surprizë e këndshme të takoja sot në Konispol një grup turistësh italianë, që kishin zgjedhur për të kaluar disa ditë pushimi në këtë zonë me bukuri natyrore të veçanta, tradita të spikatura dhe me një kulinari të mrekullueshme.

Energjia, entuziasmi dhe alegria që i shoqëronte, ishte një tregues i qartë i mikpritjes tradicionale që kishin gjetur nga qytetarët e mrekullueshëm të Konispolit.

I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t'u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat