Bushati: Gati për të ndihmuar Italinë me emigrantët e bllokuar në det

Shqipëria

Bushati: Gati për të ndihmuar Italinë me emigrantët e bllokuar në det

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:01
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një postimi në Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një postimi në Twitter deklaroi se është i gatshëm që të ndihmojë Italinë me emigrantët e bllokuar në det.

“Itali, ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit, aty ku dikur eritreasit që vuajnë në mes të detit ishim ne. Dje, Italia na shpëtoi neve dhe sot ne jemi gati për të ndihmuar Italinë”, shkruan Bushati në rrjetin social.

Sipas burimeve, Shqipëria është e gatshme që të presë 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në det.

Të premten, 150 emigrantët në bordin e anijes “Diciotti” nisën grevën e urisë në shenjë proteste ndaj vendimit të Salvinit për të mos lejuar zbarkimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat