Prokuroria e Katanias kërkon rikthimin në qeli të ‘financierit’ Nezar Seitit

Shqipëria

Prokuroria e Katanias kërkon rikthimin në qeli të ‘financierit’ Nezar Seitit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:44
Nezar Seiti

Prokuroria e Katanias ka ankimuar vendimin e gjykatës e cila liroi nga qelia Nezar Seitin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Seanca për të ashtuquajturin “finacieri i Habiljave” pritet të zhvillohet në fillim të muajit Shtator dhe prokurorët kanë kërkuar rikthimin në burg.

Shqiptari 42-vjeçar u lirua ditën e mërkurë nga Gjykata e Katanias dhe është e paqartë se çfarë ka ndryshuar në pozitën e tij proceduriale që togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë.

Seiti u arrestua në tetor të vitit të kaluar në Vlorë dhe u ekstradua drejt Italisë në janar, duke hapur një debat të madh politik.

Opozita akuzonte mazhorancën se ai u ekstradua për të mbyllur dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat