Në kampin e Babrrusë; Refugjatët duan të ikin në perëndim

Shqipëria

Në kampin e Babrrusë; Refugjatët duan të ikin në perëndim

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:38
Sirianet

Shqipëria ka shprehur dëshirën të ndihmojë në strehimin e të paktën 20 emigrantëve nga Eritrea të bllokuar në brigjet italiane. Por a është ajo gati për t’i siguruar ata?

Top Channel kontaktoi disa te rinj nga Algjeria dhe Siria që tentuan të largoheshin nga ky kamp drejt Kosovës me qëllim Gjermaninë. Ata u kapën dhe u kthyen mbrapsht nga autoritet shqiptare, dhe natën e kaluan duke fjetur ne dyert e kësaj qendre. Për shumë orë me radhë ndejtën aty, deri sa u ri-pranuan.

“Me lekët që kishim mund të shkonim deri në Kuks. Kukës mbaruan leket dhe policia nuk na la te shkonim ne Kosove. Ca policë na thane jo nga dogana, por nga kufiri. Atje një polic tjetër na thirri na vuri prangat dhe na solli serish këtu”, tregon një prej tyre.

Ata e dine përmendesh rrugën drejt Be=se, dhe nuk kane asnjë dëshire për të qëndruar.

Ata kanë ankesa për kushtet. Për ta kjo është një qendër thjesht për të futur koken.

“Qendra mirë dhe keq. Mire për dush dhe fjetje. Jam keq, jemi të sëmurë. Na ndihmoni”, shprehen ata.

Pavarësisht dëshirës së qeverisë asgjë tjetër nuk është gati. Por shqiptarët sillen mirë. Edhe këta algjeriane denoncojnë vetëm Greqinë për mënyrën e sjelljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat