Pranimi i 20 emigrantëve, Bushati për ‘Corriere’: Mundemi edhe për më tepër, duam të japim një mesazh

Shqipëria

Pranimi i 20 emigrantëve, Bushati për ‘Corriere’: Mundemi edhe për më tepër, duam të japim një mesazh

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:44
Ditmir Bushati

“Kur eritreasit ishim ne, para 26 viteve, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na dhatë ushqim. Sot duam t’u kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”.

Kështu e nis citimin për deklaratat e ministrit shqiptar të Jashtëm Ditmir Bushati “Corriere”, e cila përcjell qëndrimin e qeverisë për pranimin e 20 emigrantëve të bllokuar në Katania një ditë më parë.

Sic shkruan artikulli i publikuar sot, kjo konfirmon orientimin e ri të Shqipërisë një çerek shekulli më pas, nga një vend dëshpërimi në një komb dinamik dhe në pritje të muajit qershor 2019 kur duhet të çelen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Image

Një gjest, ky i Tiranës që “shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët”, vijon më tej Bushati, shkruan “Corriere”.

Në marrëveshjen me Romën u arrit pas disa bisedave mes institucioneve të dy vendeve. Më pas vijoi biseda telefonike mes Bushatit dhe kolegut italian Moavero Milanesi. Në ditët në vijim, zyrtarët shqiptarë dhe italianë do të takohen për të organizuar transferimin dhe për të vendosur fondet që do të përdoren.

Sipas “Corriere” për momentin bëhet fjalë për 20 refugjatë, por Bushati nuk përjashton se mund të jenë edhe më shumë. “Sigurisht mbi bazën e kapaciteteve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi” – sqaron ai, shkruan në artikullin e saj Corriere.it.

I pyetur nëse ky gjest, është një mënyrë për Tiranën për të përshpejtuar hyrjen në BE, Bushati shkruan “Corriere”, ka thënë:

“Ne jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh” – përsërit Bushati, duke hedhur poshtë idenë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

“Jemi kundër dhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë: nuk janë përgjigjja e duhur ndaj fenomenit migrator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat