Nishani: McCain, shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që ju ishit me ta

Shqipëria

Nishani: McCain, shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që ju ishit me ta

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:58
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe senatori amerikan John McCain

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, si homazh në nderim të senatorit amerikan John McCain, që ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 81-vjeçare.

“Të prehesh në paqe Senator John McCain! –  shkruan Nishani. – Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që Ju ishit me ta, tek mundën komunizmin, nisën të ndërtojnë demokracinë si një vend i lirë dhe fituan të drejtat njerëzore për çlirim, paqe e shtetformim. Zoti e bekoftë trashëgiminë tuaj,” përfundoi Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat