Paloka: 20 emigrantët nga Afrika, pazari i Ramës për një foto me Ronaldon

Shqipëria

Paloka: 20 emigrantët nga Afrika, pazari i Ramës për një foto me Ronaldon

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:27
Edi Paloka

20 afrikanët e parë që do vojnë në Shqipëri janë pazari që ka bërë Edi Rama për të dalë në foto me Cristiano Ronaldon dhe ji për hapjen e negociatave me BE.

Kështu ka shkruar sot nënkryetari demokrat Edi Paloka i cili ka komentuar kështu vendimin e qeverisë Rama për të marrë 20 emigrantë nga Eritrea.

Paloka vijon me tone të ashpra dhe ironike reagimin e tij duke thënë se “hapja e negociatave përfshin mijëra refugjatë, det e naftë për Greqinë dhe tokë e pasuri për Serbinë.

Ja postimi i plotë i Palokës:

“Rama dhe ushi i tij ne Ministrine e Jashtme po thone te verteten; 20 afrikanet nuk jane nderruar me hapjen e negociatave. Nuk eshte ky pazari. 20 afrikanet e pare jane pazar vetem per foton me Ronaldon, hapja e negociatave eshte shume me teper…Hapja e negociatave perfshin mijera refugjate, det e nafte per Greqine dhe toke e pasuri per Serbine”, ka shkruar Paloka në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat