Shoferi shqiptar gjendet i vdekur ne nje magazine ne Itali

Shqipëria

Shoferi shqiptar gjendet i vdekur ne nje magazine ne Itali

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:34
Ilustrim

Një shofer kamioni 58 vjeç, me origjinë shqiptare, u gjet në gjendje të rëndë në magazinën e një strukture të madhe tregtare në Pontedera, raportojnë mediat lokale.

Incidenti ndodhi këtë mëngjes dhe pasi shqiptari u pikas u njoftuan autoritet. 

Por, për fat të keq, 58-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Dyshohet se ai humbi jetën nga një atak kardiak.

Në vendngjarje shkoi autoambulanca dhe karabinierët. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat