Banorët po digjnin shkurre, zjarri del nga kontrolli dhe rrezikon shtëpitë në Fushë Milot

Shqipëria

Banorët po digjnin shkurre, zjarri del nga kontrolli dhe rrezikon shtëpitë në Fushë Milot

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Një zjarr masiv rrezikon disa banesa në Fushë Milot.

Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në afërsi të stacionit të trenit dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

Shkak i zjarrit dyshohet djegia e disa shkurreve nga disa banorë, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë disa banesa.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse, por terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat