Bashkia Korçë drejt përfundimit të rrugës në fshatin Qatrom

Shqipëria

Bashkia Korçë drejt përfundimit të rrugës në fshatin Qatrom

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:44
Korçë

Bashkia Korçë është drejt përfundimit të rrugës në fshatin Qatrom, një segment që ndihmon banorët dhe lidh ata me fshatra të tjerë.

Segmenti i rrugës është 1,5 km dhe po i nështrohet rikonstruksionit të plotë me trotuare, ndriçim.

“Drejt përfundimit puna për rikonstruksionin e 1,5 km rrugë në fshatin Qatrom, një segment lidhës edhe për banorët e fshatrave të tjerë”, shprehet bashkia Korçë.

Po ashtu një tjetër vepër e rëndësishme po iu shtohet banorëve, rikonstruksioni i ujësjellësit, i cili do të realizohet me mbështetje nga fondet IPA.

“Rikonstruksioni i plotë i rrjetit të ujësjellësit, i cili do të realizohet me mbështetje nga fondet IPA, do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për çdo familje të fshatit Qatrom”, informon bashkia Korçë.

Punimet e rrugës në fshatin Qatrom janë inspektuar sot nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat