I riu plagoset me armë zjarri në banesë

Shqipëria

I riu plagoset me armë zjarri në banesë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Një i ri është plagosur me armë zjarri në banesën e tij në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”. Sipas njoftimit të policisë 28-vjeçari me inicialet A.S  është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta,

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat