Rruga që as ekziston në programin e qeverisë dhe urrejtja e Ramës ndaj Veriut

Shqipëria

Rruga që as ekziston në programin e qeverisë dhe urrejtja e Ramës ndaj Veriut

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 06:39

Denoncimi me foto i një qytetari për gjendjen e mjerë të rrugës nacionale që e lidh Klosin me Burrelin, ka nxitur ish-kryeministrin Sali Berisha ta publikojë mesazhin dhe të përforcojë bindjen e tij të kahershme se kjo pamje nuk shpreh tjetër përveçse “urrejtjen e Edvin Kristaq Ramës ndaj Veriut!” “Lexoni mesazhet dhe shikoni foton e qytetarit digjital!” fton Berisha.

“Përshëndetje, Dr.  Shikoje pak, thuaj Damian Gjiknurit në ç’gjendje është sot rruga nacionale Klos – Burrel. Në shtator shpalli rrugët ku do të ndërhyjë Damiani edhe kjo rrugë as nuk ekzistonte në programin e Qeverisë për mirëmbajtje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat