Aksidentoi për vdekje dy persona në Arapaj, burg për Amarildo Çalamanin

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje dy persona në Arapaj, burg për Amarildo Çalamanin

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:55
Amarildo Çalamani

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Amarildo Çalamanin, autorin e aksidentit me dy të vdekur dhe një të plagosur në Arapaj të Roskovecit.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20.00. Dy kushërinjtë Amarildo, 29 vjeç, dhe Festim Dogani, 21 vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar.

Amarildo Çalamani, banues gjithashtu në fshatin Arapaj, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më vonë dhe u shoqërua në rajonin e policisë së Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat