Manja: Audio-përgjimi, bisedë kafeneje mes miqsh

Shqipëria

Manja: Audio-përgjimi, bisedë kafeneje mes miqsh

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 13:54
Ulsi Manja

Deputeti socialist Ulsi Manja deklaroi të mërkurën se audio-përgjimi i Denar Bibës dhe Ledio Biankut i para 4 viteve është thjesht një “bisedë kafeneje mes miqsh”.

“Dje, prova që opozita preku fundin. Denar Biba, mik i Ledio Biankut, u zbulua pas 4 vitesh nga Basha si i dërguar i qeverisë për shantazh. Opozita e sotme, dje në pushtet, e di shumë mirë çështjen e pronave dhe detyrimet e qeverisë shqiptare, sipas vendimit-pilot të Gjykatës së Strasburgut. Qeveria e PD-së nuk bëri asnjë hap për rekomandimet e Gjykatës së Strasburgut. PD ende nuk ka dhënë llogari për katrahurën me pronat në Shqipëri dhe gjen guximin për të kërkuar llogari për një bisede në kafe mes miqsh”, tha Manja.

“Basha po zhytet thellë e më thellë në ujin e ndenjur ku e ka futur opozitën shqiptare. Na ka zënë taksirati që kur Basha ka marrë detyrën e specialistit të audio-përgjimeve”, shtoi deputeti i PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat