Rritje historike e turizmit, vetëm në gusht hynë 1.5 milion të huaj

Shqipëria

Rritje historike e turizmit, vetëm në gusht hynë 1.5 milion të huaj

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:45
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Vetëm gjatë muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë rreth 1.5 milion turistë të huaj, ose rreth 20 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi sot në një intervistë televizive se “risia e këtij viti është një rritje shumë më tepër se pritjet”.

“Nga 1 janari deri në 31 korrik kemi 13.56 % më shumë turistë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë muaji gusht shënon një “bum” të numrit të turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri”, tha Klosi.

Vetëm ditën e djeshme, sipas ministrit Klosi, në Shqipëri kanë hyrë 37.800 shtetas të huaj, ndaj dhe pritjet janë që deri në fund të muajit shifrat të shkojnë rreth 1.5 milion turistë të huaj.

Klosi tha se sipas ligjit të Turizmit, konsiderohet turist i huaj një shtetas i huaj që hyn në Shqipëri dhe rri më shumë se 24 orë.

“Kemi hequr numrin e tranzitëve, sidomos të shtetasve kosovarë që hyjnë në Qafë-Morinë e dalin nga porti i Durrësit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat