Rama: Rruga e re Shëngjin-Velipojë brenda shtatorit, gjysmë ore në Mal të Zi

Shqipëria

Rama: Rruga e re Shëngjin-Velipojë brenda shtatorit, gjysmë ore në Mal të Zi

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:50
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama premtoi nga Shëngjimi ndërtimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë dhe lidhjen më pas me Malin e Zi. Kryeministri tha se aksi do të përshkruhet nga automjetet për gjysmë ore.

Rama: Le të marrim infrastrukturën, këtu plaga tjetër ishte rruga. Për arsye procedurash nuk arritëm dot ta vinim më shpejt në lëvizje. Besoj se brenda shtatorit rruga do të jetë e përfunduar.

Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh.

Ambicia jonë është rruga Shëngjin–Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë këtej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit.

Edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti, edhe Milot Balldren. Do të ketë zhvillime nga pikëpamja e infrastrukturës në Shkodër- Murriqan, Thumanë- Kashar. Ju po e shikoni se hyrja e Milotit po transformohet tërësisht.

Na është dashur të bëjmë goxha punë me projektet, ndërkohë që nyja është bërë nga e para, ndërsa në librat e propagandës figuron si punë e kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat