Gramoz Ruçi firmos urdhrin, ja kur do zhvillohet seanca e parë plenare

Shqipëria

Gramoz Ruçi firmos urdhrin, ja kur do zhvillohet seanca e parë plenare

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 06:05
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e parë për sesion e ri parlamentar është vendosur të zhvillohet më 3 shtator.

“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nxjerrë urdhrin nr. 28, datë 29. 8. 2018, ‘Për mbledhjen e sesionit të tretë të punimeve të Kuvendit në seancën plenare të datës 3 shtator 2018’, me anë të cilit njofton deputetët dhe publikun për fillimin e sesionit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit”, njofton në një deklaratë zyra e shtypit pranë institucionit të Kuvendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat