Siguria në plazhet e Shqipërisë, më pak jetë të humbura falë masave të marra

Shqipëria

Siguria në plazhet e Shqipërisë, më pak jetë të humbura falë masave të marra

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 07:28
Siguria në plazhet e Shqipërisë

Masat e marra për garantimin e sigurisë në plazhe kanë bërë që këtë vit Shqipëria të ketë shifra më të ulëta sa i takon numrit të personave që humbën jetën në det.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se “çdo humbje jete është në fakt  alarm shqetësues dhe situatë që të reflektojmë”.

Por sipas tij, këtë vit ka 12-13 jetë të humbura në plazhe, ndërkohë që vitin e kaluar kishte 43 jetë të humbura, transmeton atsh.

“Sivjet ne kemi vendosur mbi 250 roje bregdetare të pozicionuar në kulla gjatë zonës bregdetare. Jemi ende larg ideales, por jemi në një situatë krejt ndryshe”, tha Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat