Meta i ekzaltuar, ngjit një tjetër majë, bën shqiponjën nga Jezerca

Shqipëria

Meta i ekzaltuar, ngjit një tjetër majë, bën shqiponjën nga Jezerca

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:00
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë të fundit të muajit gusht në alpet shqiptare.

Kreu i shtetit ka publikuar një video mëngjesin e sotëm nga Jezerca në lartësinë mbi 2500 metra, ndërsa përshëndet me simbolin e shqiponjës dykrenare. Presidenti shfaqet i qeshur dhe i relaksuar teksa shijon bukuritë e alpeve shqiptare.

‘Të dashur miq, bashkë me Dardanin nga Valbona, ju përshëndesim në lartësinë mbi 2500 metra pranë kryemajës së alpeve shqiptare Jezercës’ shprehet Meta në postimin e tij në Facebook.

Këtë verë Presidenti ka bërë disa udhëtime nga Bjeshkët e Prevallës, Rugovë dhe deri në Malin e Tomorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat