Përpunohej në kushte skandaloze, AKU bllokon 1,6 ton mish… brenda lloto-sportit

Shqipëria

Përpunohej në kushte skandaloze, AKU bllokon 1,6 ton mish… brenda lloto-sportit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:10
Mishi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 1,6 ton mish në Tiranë, që përpunohej në kushte skandaloze nga një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto”.

AKU bllokoi aktivitetin e subjektit, ndërsa u bllokua dhe mish me afat përdorimi të skaduar. Sasia totale e bllokuar është 1.6 ton.

Përveç mishit, llotoja tregtonte dhe nënproduktet e tij si mish i grirë, fileto dhe brumë qofteje të pashoqëruara me etiketë.

Ndaj subjektit u vendos gjobë 2 200 000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues e tregtues.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat