Shkolla të dëmtuara, probleme për fillimin e vitit shkollor në Gjirokastër

Shqipëria

Shkolla të dëmtuara, probleme për fillimin e vitit shkollor në Gjirokastër

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 12:19
Gjirokastër

Në Gjirokastër, të 14 shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm po bëhen gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas drejtorit të Agjensisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamani, këtë vit në plan-projektet e bashkisë është planifikuar rikonstruksioni total i gjimanzit “Asim Zeneli”, i cili është në gjendje tepër të amortizuar prej dy dekadash. Megjithatë, puna pritet të nisë në 2019, çka do ta bëjë të vështirë aktivitetin e shkollës përgjatë semestrit të dytë.

“Bashkia është e vendosur që të bëhej projekti për këtë gjimnaz dhe të aplokohej pranë fondit të zhvillimit të qeverisë shqiptare. Do të ketë rikonstruksion godina kryesore dhe ambientet rreth saj”, shpjegon Mamani.

Lëvizjet demografike të viteve të fundit dhe dyndja drejt qytetit po mbyll dita-ditës shkollat rurale përreth Gjirokastrës, ndërsa dy shkollat dhe kopshti në lagjen “18 Shtatori” në qytet po punojnë mbi kapacitetin. Mësimi prej vitesh zhvillohet me turne.

“Kemi hedhur si ide ndërtimin e një kopshti rreth zonës së fushës së vjetër. Do të vlerësojmë edhe kopshtet e tjera”, sqaroi Mamani.

Agjensia e Mirëqenies dhe Kujdesit Social ka bërë disa ndërhyrje restauruese në shkolla, por lagështia në klasa dhe problemet me amortizimin e çative për të paktën 5 shkolla kërkojnë ndërhyrje të përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat