'Rrëmbimi i 2 personave në Shkodër lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Ramën' - Bota Sot
'Rrëmbimi i 2 personave në Shkodër lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Ramën'

Shqipëria

'Rrëmbimi i 2 personave në Shkodër lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Ramën'

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 12:44
Deputeti Ervin Salianji

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me ngjarjet e rënda kriminale në Shkodër, ku më e fundit është zhdukja e dy personave, dajë e nip. 

Deputeti Ervin Salianji  tha se në një deklaratë nga selia blu se ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër dëshmojnë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.

"Vetëm kur bandat e lidhura me qeverinë sundojnë një qytet, ndodh që të kemi disa vrasje të njëpasnjëshme, gjobëvënie, shkatërrim prone, atentate dhe rrëmbime personash, pa autor. Vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë, policia e shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar.

Komunikata e policisë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e këtyre personave por policía e ka fshehur ngjarjen, sipas informacioneve nga Shkodra edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër. Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve. Qeveria që mburret dhe e shet në televizion kapjen e një hajduti, hesht para ekzekutimeve mafioze, si ai i ish-policit me gruan e tij, apo krimeve të tjera të rënda, si vrasja e Mehdi Kavajës, e Fatbardh Licit, apo zhdukja pa lënë gjurmë e dajës dhe nipit të tij prej 6 ditësh.

Të gjitha këto, krime të ndodhura javët e fundit, dhe situata sa vjen e rëndohet, ndërkohë që banda e qeverisë kapardiset edhe ekraneve, duke dhënë intervista. Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetjen e qeverisë. Kryeministri dhe ministri ka marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e kësaj bande, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar. Qytetaret po e shohin këtë çdo ditë, opozita po e fakton këtë çdo ditë. "

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...