Një tjetër shtet heq vizat për shqiptarët, ja ku do të mund të udhëtojmë lirisht

Shqipëria

Një tjetër shtet heq vizat për shqiptarët, ja ku do të mund të udhëtojmë lirisht

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:04
Armeni

Një tjetër shtet mund t’i shtohet listës së vendeve ku shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa vizë.

Mësohet se qeveria armene do të diskutojë më 30 Gusht heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme.

Ky propozim vjen për faktin se armenët që prej vitit 2013 udhëtojnë dhe në Shqipëri e në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dypalëshe.

Nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Armenisë dhe të qëndrojnë maksimumi për 180 ditë brenda një viti, që është edhe afati kohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat