“Kisha shqiptare s'duhet të udhëhiqet nga të huajt”, At Nikolla Marku në gjendje të rëndë shëndetësore

Shqipëria

“Kisha shqiptare s'duhet të udhëhiqet nga të huajt”, At Nikolla Marku në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 09:05
At Nikolla Marku

At Nikolla Marku, prifti ortodoks i kishës “Shën Maria” në Elbasan është sëmurë.

Përmes një letre të hapur e cila është bërë virale dhe në rrjetet sociale ai kërkon ndihmë financiare nga qytetarët shqiptarë pasi vetë thotë se është i pamundur për të përballuar financiarisht kurimin.

At Nikolla Marku tregon se vuan nga parkinsoni dhe hernia diskale dhe se tre vitet e fundit gjendja shëndetësore e tij është rënduar.

"I detyruar nga kjo situate e tille , i drejtohem vellezerve dhe motrave shqiptare ne te gjithe boten te mundesojne qe te me ndihmojne financiarisht per tu kuruar ne nje nga klinikat e specializuzra ne europe, pasi semundja ka perparuar shume. Familja ime nuk eshte ne gjendje ta beje kete financim".

Prej 25 vitesh,at Nikolla vazhdon të mos e lëshojë Kishën Shën Maria në Elbasan dhe që lufton për një ortodoksi shqiptare.

Letra

Jam At Nikolla Marku, prifti drejtues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare me qender ne qytetin Elbasan.
Gjithe aktiviteti jone ne kishen Shen Maria eshte zhvilluar dhe vazhdon te zhvillohet ne dy pika kryesore duke pasur per baze gjithmone ceshtjen kombetare shqiptare .
Kisha daton ne vitin 1486.
1- te udheheqim kishen orthodokse shqiptare me klerik shqiptar dhe jo me klerike te huaj.
2-per ta çliruar nga helenizmi greko orthodoks kishen orthodokse shqiptare dhe te shpallet boterisht kisha indipendente ortodokse shqiptare .
Gjate ketyre 25 viteve kam punuar dhe vazhdoj te punoj me kembengulje seriozitet dhe dinjitet per ta ruajtur kete institucion nga ndikimet e huaja dhe per fuqizimin dhe ruajtjen e trashegimise kulturore te popullit tone shqiptar.
Por nga ana tjeter jam i semure rende keto 3 vitet e fundit dhe vuaj nga nje semundje e cila po me mundon shume, dignoza parkinson bashke me hernien diskale.
I detyruar nga kjo situate e tille , i drejtohem vellezerve dhe motrave shqiptare ne te gjithe boten te mundesojne qe te me ndihmojne financiarisht per tu kuruar ne nje nga klinikat e specializuzra ne europe, pasi semundja ka perparuar shume. 
Familja ime nuk eshte ne gjendje ta beje kete financim .
Kur te behet e mundur kjo gje familja ime do te vazhdoje te ju informoje se ku do me cojne, duke ju treguar cdo kurim qe do marr. 
Zoti ju bekofte juve dhe gjithe shqiptaret kudo ku ndodhen.
Amin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat