“Shteti të mbrojë gazetaren Lala”, reagimi i Reporterët pa Kufij

Shqipëria

“Shteti të mbrojë gazetaren Lala”, reagimi i Reporterët pa Kufij

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 09:08
Ilustrim

Organizata “Reporterët pa kufij” dënon sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Sipas tyre autoritetet kanë për detyrë të mbrojnë gazetaren.

“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lala, një reporterë investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij për Europën.

Mëngjesin e djeshëm persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e prindërve të gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe aktualitetit, Klodiana Lala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat