Seri vjedhjesh në Korçë, në shënjestër kishat dhe banesat e emigrantëve

Shqipëria

Seri vjedhjesh në Korçë, në shënjestër kishat dhe banesat e emigrantëve

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 11:46
Ilustrim

Brenda pak ditësh, në Zvirinë të Korçës, janë vjedhur arkat e disa kishave dhe disa banesa emigrantesh.

Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave, ndërsa në kishën e Shen e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.

Nuk dihen vlerat monetare të përvetësuara, ndërkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit, fenomeni është i përsëritur. Pavarësisht denoncimit, në polici nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Ndërkohë, raportohet edhe për 5 banesa emigrantësh të vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat