Rritja e turistëve, gjysmë miliardë euro më shumë për ekonominë e Shqipërisë

Shqipëria

Rritja e turistëve, gjysmë miliardë euro më shumë për ekonominë e Shqipërisë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:07
Ilustrim

“Këtë vit kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliardi euro më shumë të futur në ekonomi nga turizmi se sa vitin e kaluar”.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri shqiptar Edi Rama në një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive lidhur me sezonin turistik.

Sezoni turistik ende nuk ka përfunduar, por sipas Kryeministrit Rama, tani është momenti i duhur për të bërë disa komunikime, për të transmetuar disa konkuluzione dhe hedhur bazat për të çuar më tej punën e mirë të nisur.

Kryeministri vlerësoi rolin e rëndësishëm të bashkive dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore, transmeton atsh.

“Pa asnjë diskutim në pikëpamjen e shifrave dhe të hyrave në ekonomi, ky është një vit që mund të konsiderohet me plot gojën shumë domethënës dhe që përbën një pasqyrë kuptimplotë të asaj që është arritur, por mbi të gjitha asaj që mund të arrihet duke fokusuar përpjekjet tona te turizmi”, tha Rama.

Duke nënvizuar rritjen e rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliardi euro më shumë të futur në ekonomi nga turizmi se sa vitin e kaluar, Kryeministri u shpreh se “pa diskutim që edhe impakti në ekonominë vendore ka qenë shumë i rëndësishëm”.

Rritja e formalizimit dhe rritja e numrit të shitjeve me kupon, sipas tij, do të thotë edhe më shumë të ardhura për njësitë vendore dhe më shumë investime për to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat