Shantazhi ndaj gjyqtarit të Strasburgut, Kryemadhi: Skandalet janë kthyer në normalitet

Shqipëria

Shantazhi ndaj gjyqtarit të Strasburgut, Kryemadhi: Skandalet janë kthyer në normalitet

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:59
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, bëri fajtor kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e fundit në vend.

Për sa i përket audiopërgjimit të nënkryeatrit të KQZ, Denar Biba, për shantazhin ushtruar ndaj gjyqtarit të Strasburgut, Ledi Bianku, kryetarja e LSI u shpreh se skandalet janë kthyer në normalitet e nuk i bëjnë më përshtypje.

 “Nuk më bën përshtypje fare mua, skandalet janë kthyer në normalitet. Reagimi më i madh vjen nga gjykata e Strasburgut, e cila ka kthyer mbrapsht kandidaturat e çuara nga Shqipëria, se kur qeveria kërkon të manipulojë një gjyqtar në Strasburg për t’u marrë shtëpitë shqiptarëve, normal që do e humbin besimin.

Ne kemi një kryeministër që ka kapur shtetin, dhe kontrollohet nga bandat kriminale. Ky njeri o është i çmendur, ose fijet e tij shkojnë shumë shumë më larg se krimi organizuar. Se të kërkosh të manipulosh gjyqtarin e Strasburgut është përtej çmendurisë, ka kaluar çdo kufi të imoralitetit,” tha Kryemadhi.

“3 shtatori hapet me kalendarin për ligjin për Teatrin, pra për grabitjen e pronës. Rifutja e ligjit të Teatrit nuk është më test prove nervash, por nuk ka më ndalesë. Teatri është hapi i parë i grabitjes së pronës së shqiptarëve. Se kështu do grabitet më pas edhe muzeu, etj. Jepen shkolla me qira, në këtë pikë kemi arritur,” tha kryetarja e LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat