Ambasadorja e BE lë këtë të premte detyrën në Tiranë, ka një mesazh për shqiptarët

Shqipëria

Ambasadorja e BE lë këtë të premte detyrën në Tiranë, ka një mesazh për shqiptarët

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:35
Romana Vlahutin

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin largohet këtë të premte nga posti i saj si emisarja e Evropës në Shqipëri, duke lënë një mesazh në rrjetin social.

Përmes Twitter-it, Vlahutin shkruan se ishte një privilegj për të që të punonte në dobi të Shqipërisë, duke thënë se shqiptarët e meritojnë Evropën.

“Sot është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës. Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë. Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt. Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. Faleminderit”, shkruan Vlahutin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat