Tregtarit i bllokohen 84 mijë Dollarë dhe 3500 Euro në aeroportin e Rinasit

Shqipëria

Tregtarit i bllokohen 84 mijë Dollarë dhe 3500 Euro në aeroportin e Rinasit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 22:19
Aeroporti i Rinasit

Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar një shumë të madhe parash që transportoheshin nga një 33-vjeçar, i cili nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Udhëtari me iniciale A.D. ishte pasagjer në linjën ajrore Tiranë-Stamboll-Shangai.

Gjatë kontrollit doganor, atij iu gjetën 84 mijë Dollarë dhe 3500 Euro të padeklaruara. Burimet policore sqarojnë për tvklan.al se 33-vjeçari me iniciale A.D. është tregtar dhe po udhëtonte drejt Kinës për të blerë mallra.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 33-vjeçari nga Tirana është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat