Nuk e përfundoi në 5 vjet Rama për Bypass-in e Fierit: Na është bërë si ByPass-i i fytit

Shqipëria

Nuk e përfundoi në 5 vjet Rama për Bypass-in e Fierit: Na është bërë si ByPass-i i fytit

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:17
Edi Rama

Gjatë vizitës së tij në Vlorë për bilancin dhe objektivat e sezonit të ardhshëm turistik Kryeministri Rama u shpreh edhe për baypassin e papërfunduar në Fier, i papërfunduar edhe gjatë këtyre 5-vjetëve qeverisje.

“E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po  By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni.

Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm  ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën”,-përfundoi Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat