Tri dekada në kërkim të pronës, 65-vjeçari i zhgënjyer me kompensimin

Shqipëria

Tri dekada në kërkim të pronës, 65-vjeçari i zhgënjyer me kompensimin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 16:43
Fiqiret Filjas

Prej 28 vitesh, Fiqiret Filjas i mohohet një sipërfaqje e madhe toke bujqësore trashëguar nga familja e tij. 65-vjeçari nuk përfitoi tokë me 7501, ndërsa me ligjin e kompensimit të pronave, mbeti i zhgënjyer.

“Unë zotëroj 26.100 metër katrorë tokë bujqësore. Sot e 28 vjet, mua kjo pronë nuk më është njohur. Në trashgiminë time e kam njohur tokën me ligj. Ligji 7501 mua nuk ma njohu fare pronën. Më ka ardhur përgjigjia nga kthimi dhe kompesimi i pronave, kushton vetëm 4 milion lekë të vjetra”, shprehet Fiqireti.

Ndonëse Fiqireti dhe dy vëllezrit e tij zotërojnë certifikatën e trashëgimisë nga gjyshi i tyre, shteti shqiptar ua ka njohur pronën këtyre të fundit, vetëm pasi një sërë kërkesash të depozituar në zyrat e kthimit të pronave.

Me 4 milionë lekë të vjetra unë nuk mund të bëjë asgjë. I kërkojë shtetit ose të më kthehet prona ime siç ma ka lënë nëna e babai, ndryshe le të vazhdojë ligji 7501 dhe ne do vimë të vritemi me bashkbanorët e mi. unë me 4 milion nuk e lëshojë pronën.

Kërkesa për të refuzuar vlerën e ofruar nga shteti nuk është marrë parsysh nga zyra e kthimit dhe kompesimit të pronave duke i lënë si zgjidhje vetëm pranimin e shumës së 4 milionë lekëve të vjetra në këmbim të 26.100 metra katror toke bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat