Ekstradohet italiani, i dënuar në Shqipëri me 8 vjet burg për trafik mjetesh motorike

Shqipëria

Ekstradohet italiani, i dënuar në Shqipëri me 8 vjet burg për trafik mjetesh motorike

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Një shtetas italian është ekstraduar drejt Tiranës nga Milano, pasi është dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare për “Trafik të mjeteve motorike”.

Massimiliano Locorotondo ishte dënuar në vendin tonë me 8 vjet burg për ‘Trafik të mjeteve motorike’

“Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit italian Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni, Itali.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 899 datë 07.07.2013, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”, parashikuar nga nenet 141/a/2 e 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë” njofton policia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat