Xhafaj si “papagall”/ Vrasjet, aksidentet, rrëmbimet dhe plumbat ndaj gazetares janë bilanc pozitiv?

Shqipëria

Xhafaj si “papagall”/ Vrasjet, aksidentet, rrëmbimet dhe plumbat ndaj gazetares janë bilanc pozitiv?

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 01:04
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qënë i pranishëm sot në në një takim që kryeministri Rama ka zhvilluar me ministrat e kabinetit të tij në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij Xhafaj bëri bilancin sa i përket Policisë së Shtetit, ku theksoi se si pasojë e punës së tyre këtë sezon turistik ka pasur më pak vepra kriminale.

“Ky ishte sezoni turistik pa asnjë incident të rëndë. Ka pasur një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në plazhe. Ne menaxhuam më mirë trafikun. Futëm komunikimin intensiv përmes konferencave javore të shtypit. Bëmë të mundur një sistem të ri të trafikut për ta menaxhuar më mirë atë.”-tha ndër të tjera ministri Xhafaj, duke shtuar se “Sigurisht që nuk është lajm i mirë për mediat, kur ka zhvillime pozitive”.

Ndërkohë që sipas Xhafajt, kemi një bilanc pozitiv të situatës kriminale në vend, banesës së gazetares i zbrazen breshëri plumbash, në njeri i tërbuar shkon e vret 8 pjesëtarë të një familje në Selenicë, njerëzit vdesin rrugëve nëpër aksidente, ndërsa në Shkodër po rrëmbejnë njerëz.

Kaq e sigurtë është Shqipëria sa rrugët janë përgjakur nga aksidentet .Vjedhjet dhe grabitjet nuk ndalen çdo ditë dhe policia i fsheh, në mënyrë që Xhafaj të dalë në konferencë shtypi dhe të thotë që kemi bilanc të suksesshëm.

Fajin nuk ja kanë mediat Fatmir Xhafës dhe as Edi Ramës, fajin e kanë vetë që janë të korruptuar, dhe Fatmir Xhafaj për më tepër është edhe i lidhur me krimin.

Rrugët janë mbushur me kufoma nga aksidentet e rënda,  rreth 11 raste mbytjesh janë shënuar gjatë këtij sezoni turistik, një masakër ndodh në Vlorë, ku ekzekutohen me armë 8 anëtarë të një familje, në Shkodër rrëmbehen dajë dhe nip, ndërsa policia fsheh ngjarjen dhe  për ti vënë vulën, qëllohet me breshëri plumbash banesa e gazetares Klodiana Lala.

Këto janë bilancet pozitive të ministrit Xhafaj në këtë sezon turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat