Meta si Rama, i përgjigjet komentuesit në Facebook dhe i tregon planin

Shqipëria

Meta si Rama, i përgjigjet komentuesit në Facebook dhe i tregon planin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:59

Një video e publikuar nga presidenti i vendit, Ilir Meta, në profilin e tij të Facebook-ut, teksa tregon ngjitjen e tij në malin e Jezercës, ka marrë shumë komente nga ndenjësit në këtë rrjet,.

Njërit prej tyre, Meta ka zgjedhur t’i përgjigjet, teka komentuesi e pyet se cili është qëllimi i kësaj aventure…

“I dashur Riza Sinani. Së pari duke ju falenderuar që më ndiqni në facebook lidhur me pyetjen tuaj dua t’ju siguroj se promovimi i maleve tona, në veçanti të alpeve është një prioritet i imi që në fillim të këtij mandati e do vazhdoj deri në fund. Ne jemi ende larg njohjes reale të kësaj pasurie të pabesueshme që kemi e cila duke u mbrojtur me më përgjegjesi se deri tani dhe me disa investime të mençura e aspak të shtrenjta mund ti japë një rritje spektakolare sporteve të aventurës e natyres. Unë besoj se në këtë mënyre jo vetem që malet e luginat tona nuk do zbrazen nga shqiptarët por do kthehen në burim mirëqenie për banorët së pari por edhe për të gjithë e sidomos të rinjtë që duhet ti largojmë sa më shumë nga kafenetë, bastet, droga e veset e tjera. Po kështu përmes këtyre udhëtimeve kam mundësi të takoj dhe shumë banorë të zonave e të kuptoj më mirë problemet e tyre”, shkruan Ilir Meta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat